Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha në seancën e Qeverisë se më 21 mars në Nikshiq do të hapet fabrika e vodkës e quajtur „Beluga Montenegro“. Ai theksoi se menjëherë me hapjen e fabrikave do të punësohen rreth 200 punëtorë, ndërsa deri në vitin 2025 planifikojnë të punësojnë 400 punëtorë. Kryeministri Abazoviq u takua me Aleksander Maçetinën, investitor dhe themelues i „Noblewood Adriatic“, i cili planifikon të hapë një fabrikë vodka „Beluga Montenegro“ në Nikshiq në mars. Thuhet se është planifikuar që fabrika në Nikshiq të paketojë rreth 30 milionë shishe në vit, ndërsa vetë investimi kap vlerën e rreth 25 milionë eurove. Vlera e pritshme e eksportit vjetor është 500 milionë euro.
“Në Tivat do të punësohen 50 punëtorë të cilët do të punojnë në marketing dhe fabrika do të kryejë prodhimin që ka të bëjë me prodhimin në Letoni”, tha kryeministri. Ai theksoi se ky është një stimul i madh për ekonominë tonë sepse është një markë shumë e shtrenjtë. Kapaciteti i fabrikës është të prodhojë 6.000 shishe në orë. “Për ata që nuk e dinë, Beluga është marka e katërt më e famshme e vodkës në botë dhe e teta më e shitur. Pse e teta? Sepse është më e shtrenjta. Shishja më e lirë kushton 40 euro, dhe ka shishe që kushtojnë 7.000 euro”, tha Abazoviq.
Qeveria të marrë vendim për bashkimin e lundrueses së Tivarit dhe asaj malazeze
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se Qeveria duhet të marrë vendim për bashkimin e lundruese se Tivarit dhe asaj malazeze, sepse mendon se duhet të jetë një kompani shtetërore me katër anije, në vend të dy kompanive me nga dy anije, dy borde drejtuese dhe punonjës të dyfishtë. Ai beson se Mali i Zi mund të ketë një kompani të suksesshme shtetërore që fillimisht do të ketë katër anije dhe më pas ndoshta të krijojë mundësinë për ta rritur atë numër. Kjo, siç shtoi ai, duhet të jetë pjesë e strategjisë detare, e cila lidhet me kthimin e portit të Tivarit në pronësi shtetërore dhe në përgjithësi me zhvillimin e trafikut detar, si dhe me tragetin „Kamenari Lepetane“. “Duhet të flasim me Ministrinë e Financave se si mund të bëhet kjo, sepse kështu do t’i paguajmë borxhet herët a vonë. Në fund të historisë, borxhi gjithmonë del të jetë Qeveria e Malit të Zi,” tha kryeministri. Nëse do të kishte një kompani të tillë të unifikuar, tani pa asnjë problem, siç tha Abazoviq, do te blihej një traget që do të kryente operacione drejt Italisë.