SHTATËMBËDHJETË TË VDEKUR PAS SULMIT NË NJË SHKOLLË NË FLORIDA

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën “Stoneman Douglas” në Parkland, Florida.

I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është Nicolas Cruz, 19 vjeçar, ish nxënës i përjashtuar i kësaj shkollë.

Sulmuesi i kësaj  ngjarje sipas medieve të huaja vetëm se është në paraburgim. Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News.

Sherifi i Kontesë Brauard, Scott Israel, u tha gazetarëve se Cruz vrau 3 persona jashtë shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të vriste edhe 12 veta të tjerë.

Ndërkohë,  si pasoj e plagëve të marra  në spital vdiqën dy person.  Ky është sulmi më vdekjeprurës nëpër shkolla që kur 26 persona u vranë në shkollën “Sandy Hook” të Konektikatit në vitin 2012.

SHARE