PEJOVIQ: TË BËHET SINKRONIZIMI I DOKUMENTEVE STRATEGJIKE ME PRIORITETET E QEVERISË

Ministri i çështjeve evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq, theksoi se krijimi i një sistemi efikas të koordinimit dhe zhvillimit të strategjive që janë në përputhje me prioritetet e qeverisë malazeze është në funksion të përparimit të përgjithshëm dhe integrimit më të shpejtë të Malit të Zi në BE.

Duke folur në takimin konstituiv të Rrjetit të nëpunësve civilë për planifikim strategjik, Pejoviq tha se krijimi i këtij organi është një hap tjetër drejt realizimit të idesë që në nivel qeveritar të ngritet një  platformë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të kapaciteteve për krijimin e sistemit të  planifikimit afatmesëm të politikës.

Ai vuri në dukje rëndësinë e harmonizimit të dokumenteve kombëtare me Kornizën Strategjike të BE-së, duke kujtuar që koordinimi dhe planifikimi i mirë në nivel  të Bashkimit Evropian, është e njohur një kohë të gjatë si prioritet.

“Ne jemi përpara miratimit të dokumenteve strategjike kryesore për një periudhë trevjeçare dhe duke krijuar këtë Rrjet, krijojmë kuadro potencial që në kuadër të gjithë departamenteve në Qeveri, ne të kemi të njëjtin angazhim për të arritur rregullimin e dokumenteve dhe monitorimin më të mirë të zbatimit të tyre. Qëllimi kryesor është interesi i qytetarëve, që nëpërmes një qasjeje strategjike të arrimë drejt një standardi më të mirë jetese, me më shumë vende pune, një mjedis më të shëndetshëm dhe një lidhje më të mirë të infrastrukturës, brenda Malit të Zi, ashtu  edhe me Evropën,  krejt deri në konceptin e sigurisë dhe sundimit të ligjit “,  ka thënë Pejoviq.

SHARE