Elgit Doda publikon këngën e re “Unë dhe ti”

Kantautori i njohur shqiptar, Elgit Doda është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën me titullin “Unë dhe ti” të cilën e ka kampletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është vet Elgiti që gjithashtu është kujdesur për tekstin.

Miksimi dhe masterizimi nga Marenglen Boja ndërsa puna për videoklip iu besua Fullmoon Production.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të këngëtarit dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Ndryshe, krahas projekteve të reja këngëtari edhe gjatë kësaj kohe mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

SHARE