KRIVOKAPIQ: NE MBETEMI TË PËRKUSHTUAR NË PARTNERITETIN ME SHBA-në

Qeveria do të mbetet e përkushtuar në partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.), mbështetja e të cilit është shumë e rëndësishme për Malin e Zi, tha Kryeministri Zdravko Krivokapiq në një bisedë me Ambasadoren e SHBA –së në Podgoricë, Judy Rising Reinke. Krivokapiq deklaroi në Twitter se, gjatë një bisede të përzemërt dhe miqësore, ai e informoi Reinke për funksionimin e bashkëjetesës, si dhe për vendimin e Qeverisë për të tërhequr shtatë ambasadorë. “Unë gjithashtu e njoftova atë me  pozicionin e Qeverisë në lidhje me punësimin në administratën publike,” tha Krivokapiq. Ai tha se e gëzoi shumë lajmi se kompanitë amerikane janë të gatshme të investojnë në Malin e Zi, veçanërisht, siç deklaroi ai, interesin e treguar nga gjigandi i teknologjisë IBM.

SHARE