INSTITUTI: 377 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1259  analiza,  nga të cilat 377 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 3 humbje jete, tek pacientë nga Andrijevica, Nikshiqi dhe Podgorica. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 148, kurse në Tuz 3 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 645 pacientë , ndërsa numri i rasteve aktive është 10.080, prej të cilëve 140 në komunën e Tuzit.

SHARE