MALI I ZI PA PROGRES NË GJYQËSOR

Mali i Zi nuk ka arritur asnjë përparim në fushën e përmirësimit të funksionimit të gjyqësorit në vitin 2023 dhe ka marrë notën një, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.

Për shembull, Shqipëria ka marrë notën pesë për këtë segment, pra është vlerësuar se ka arritur “progres të mirë” në këtë fushë.

Në tabelën që tregon nivelin e progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e themeleve të çështjeve ligjore të Bashkimit Evropian, Mali i Zi ka marrë vlerësimin më të mirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në prokurimin publik.

Në këto fusha ka marrë notën tre, çka nënkupton se është bërë “progres”.

Në një shkallë nga një deri në gjashtë, deri në nëntë elementë morën rezultatin me dy, që nënkupton përparim të kufizuar.

Aty janë: administrata publike, gjyqësori dhe të drejtat themelore, lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes, drejtësia, liria dhe siguria, ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale, aftësia për të përballuar presionin e konkurrencës, statistikat dhe kontrollet financiare.

Tabela e publikuar përmban të dhëna edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, me përjashtim të administratës publike dhe lirisë së shprehjes, të cilat u vlerësuan me dy, për segmentet e tjera u vlerësua me tre.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, liria e shprehjes ka rënë, ndërsa Kosova, për shembull, ka marrë vlerësimin më të keq për sa i përket progresit në administratën publike.

Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë në fushën e statistikave, ku është shënuar progres i mirë, ndërsa Serbia është vlerësuar me pesë në këtë fushë.

SHARE