Komunitetet në tre shtete australiane janë urdhëruar të evakuohen pas reshjet e rrëmbyera të shiut janë pasuar nga përmbytje të mëdha. Brenda një dite të vetme, disa pjesë të vendit u përballën me reshje që shkonin sa katër herë mesatarja e tetorit. Të paktën 500 shtëpi janë përmbytur, një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur ndërsa katastrofa sa vjen e shpaloset më e plotë.Përmbytjet e përhapura në të gjithë Australinë – të nxitura nga një model atmosferik i ngjashëm me La Niña – kanë marrë më shumë se 20 jetë njerëzish këtë vit. Victoria – shteti i dytë më i populluar i Australisë – ishte më e goditura këtë javë. Shumë vendas janë detyruar të evakuohen, e skena të tilla pati plot në kryeqytetin e shtetit Melburn. Ujrat kanë përmbyyur rrugët, kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe kanë ndërprerë energjinë në 3,000 shtëpi dhe biznese. Kryeministri Daniel Andreës tha se numri i shtëpive të prekura është absolutisht e sigurtë se do të rritet”, ndërsa e cilësoi këtë një prej epoisodeve më të rënda të kësaj natyre që ky shtet ka parë prej dekadash të tëra. Melburni përjetoi 220 mm shi – më shumë se dyfishi i reshjeve mesatare të tetorit në këtë qytet, ose rreth një e treta e mesatares vjetore të Londrës. Disa lumenj kanë dalë gjithashtu nga shtrati në Tasmani, pasi në disa zona të saj brenda 24 orësh ranë deri në 400 mm. Është e paqartë se sa shtëpi dhe biznese janë prekur atje.