MASAT MË SË TEPËRMI NUK RESPEKTOHEN NË PODGORICË, ULQIN

Inspeksioni turistik, për shkak të mosrespektimit të masave të Trupit koordinues nacional, ka shqiptuar 141 fletë-padi për kundërvajtje në shumë të përgjithshme prej 153 mijë e 250 euro dhe ka dorëzuar 14 kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje, ka kumtuar inspektorja kryesore turistike, Svetllana Shlivançanin. Theksohet se masat më së tepërmi janë shkelur në Podgoricë, Ulqin, Budvë dhe Hrceg Novi. Ndërkaq në pjesën veriore të vendit, masat më së tepërmi nuk janë respektuar në Beranë dhe Bjello Pole, ka theksuar Shlivançanin, në programin e mëngjesit të TVMZ. Ajo ka shtuar se Podgorica , sipas dënimeve të shqiptuara, është në vendin e parë. “Në këtë qytet kemi lëshuar 62 llogari për kundërvajtje në shumë të përgjithshme prej 75 mijë e 700 euro dhe kemi dorëzuar 11 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje”, ka theksuar ajo. Shlivançanin, ka shtuar se qytetarët kanë paraqitur 191 ankesë për shkak të mosrespektimit të masave. Kur është fjala për paraqitjen e masave për kundërvajtje, ajo ka theksuar se këto kërkesa, kryesisht, kanë të bëjnë me subjektet të cilat disa herë me radhë nuk i kanë respektuar rekomandimet e inspektorëve. “Situata tani është aq serioze sa që nuk ka vend për ndonjë veprimtari preventive”, ka theksuar Shlivançanin. “Do ti lus hotelierët që ta kuptojnë seriozisht situatën dhe të ndihmojnë që edhe ne të mos shqiptojmë masa ndëshkuese dhe të mos i mbyllim objektet”, ka theksuar Shlivançanin.

SHARE