FRANCA, 400 VDEKJE NGA I NXEHTI NË GUSHT: SHIFRA MË E LARTË NDONJËHERË

400 vdekje të lidhura me të nxehtin vetëm gjatë muajit gusht regjistruan autoritetet franceze, një shifër rekord kjo sipas autoritetit të shëndetit publik të vendit.

Në raportin e publikuar në Paris, theksohet se më të prekurit kanë qenë personat mbi moshën 75-vjeçare. Vala e tretë e përvëlimit që goditi vendin zgjati nga 11 deri në 26 gusht dhe e rriti me 5.4 për qind më shumë numrin e vdekjeve krahasuar me të njëjtat javë të viteve të fundit.

Përgjatë kësaj periudhe, në disa rajone të vendit, temperaturat mbërritën në 42 gradë Celsius. Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.

Megjithatë, në raport është përmendur se rezultatet janë preliminare. Por ndonëse shumica e vdekjeve besohet se janë shkaktuar për shkak të gjendjeve paraprake, nxehtësia mund ta ketë përkeqësuar situatën. Që prej fillimit të korrikutbota është përballur me temperatura tejet të larta, e mjaft studime tregojnë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundur pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu.

SHARE