MERKEL VIZITON SHQIPËRINË

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar vizitën zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë. Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ceremoni shtetërore pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë. Kryeministri nderoi kancelaren gjermane me Kordonin e Madh me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Merkel tha se është e “vetëdijshme që është nder i madh”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë viteve të fundit. Ajo shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene. “Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e Ballkanit Perëndimor kam pasur kënqësinë që prej idesë së 2014-s për inicinim e një procesi prej tij, ka rezultuar shumë e suksesshme. Kryetarë të qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njëri tjetrin. Së dyti i tërë bashkëpunimi, në të gjitha dimensionet është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshmem, kemi folur po ashtu për projekte infrastrukturore në të cilët shihen rezutlatet e para”, tha Merkel. Një temë tjetër rreth së cilës ata kanë folur ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal. “Përshëndes dhe përpjekjet e tregut të përbashkët rajonal. Sot ne kemi rënë dakord sa më shumë të bashkëpunopjnë në këtë. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësues për anëtarësim në BE, negociatat do të zhvillohen për secilin prej vendeve, që kanë statuse të ndryshme. Në secilin prej këtyre shkallëve të ndryshme, por paralelisht mund të vijohet edhe bashkëpunimi rajonal. Kishte një diskutim konstruktiv, unë do të vijoj bisedat rajonale me shefet e qeverive të vendeve të rajonit. Më datën 6 tetor do të takohemi sërish, shpesoj që deri atë herë të kemi arritur progres,” tha Merkel. Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të bukur dhe të trishtë këtë të sotmen kur është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke shtuar se Ballkanit Perëndimor do t’i mungojë Angela Merkel.

SHARE