EVROPA NË ALARM TË KUQ, PO PËRVËLOHET!/I NXEHTI ‘USHQEN’ ZJARRET, TEMPERATURA MBI 45 °C

Mijëra zjarrfikës po përballen me më shumë se 20 vatra zjarri në portugali dhe spanjën perëndimore ndërsa flakët kërcënojnë fshatrat dhe po shkatërrojnë pushimet e turistëve në mesin e një vale të nxehti që i ka cuar temperaturat mbi 45 gradë celcius në disa pjesë të evropës. Në francë, qindra zjarrfikës, të mbështetur edhe nga gjashtë avionë, janë përpjekur të shuajnë dy vatra zjarri në jugperëndim, që cuan në evakuimin e mijëra njerëzve. Në Leiria, në Portugali, tymi i zi ka mbuluar qiellin ndërkohë që banorët janë munduar të shpëtojnë bagëtitë ndërsa të tjerë janë hedhur në ndihmë të zjarrfikësve për të shuar flakët. Mbi 3 mijë hektarë tokë janë djegur atje deri më tani ndërsa era e fortë ia vështirëson punën zjarrfikësve. Edhe në rajonin e Algarves, që frekuentohet shumë nga turistët, një zjarr shpërtheu në qytetin Faro dhe u përhap në Quinta do Lago, një resort luksoz. Videot e ndara online tregonin flakët që rrethonin vilat, që digjnin palmat dhe fushat e golfit. Thuajse gjysma e vendit është në alarm të kuq për të nxehtin ekstrem me temperaturat që kanë mbërritur tashmë në 46.3 gradë celcius. Më shumë se 2700 hektarë tokë janë djegur deri më tani në rajonin Gironde në francë ndërkohë që bordoja është rrethuar nga flakët, rrugët janë mbyllur dhe qindra banorë janë evakuuar. Organizata botërore e meteorologjisë paralajmëroi se vala e të nxehtit po përhapet dhe intensifikohet në shumë pjesë të Evropës.

SHARE