MALI I ZI GJITHMONË KA ZGJEDHUR DHE DO TË ZGJEDHË RRUGËN E DUHUR

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, uroi qytetarët e Malit të Zi dhe diasporën me 13 korrik – Ditën e Shtetit të Malit të Zi.

Në urimin e tij, Markoviq shprehet se 13 korriku ka një vlerë të dyfishtë.

“Është dita e njohjes ndërkombëtare të Malit të Zi në Kongresin e Berlinit, por edhe dita e kryengritjes së parë antifashiste në Evropën e skllavëruar”, kujton Kryeministri.

Ne kemi zgjedhur, thotë Markoviq, rrugën gjithnjë të drejtë – rrugën e lirisë dhe demokracisë, paqës dhe prosperitetit.

“Jam i bindur që do të jetë kështu në ditët dhe vitet në vijim. Mali i Zi është i përjetshëm,” tha Kryeministri Markoviq.

SHARE