Argjinare dhe Patate në Furrë

Argjinaret me siguri nuk janë ndër ushqimet që gatuani më shpesh në kuzhinat tuaja dhe kjo duhet të ndryshojë.

Ato kanë shije të veçantë në fletët e tyre jeshile dhe janë të pasura me vlera ushqyese.

Janë të pasura me vitaminë K dhe ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave.

Të kombinuara me patatet ju sjellin në tryezë një recetë vërtetë të pasur.

Mësoni sit a përgatisni këtë tavë të veçantë sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 500 gr argjinare të pastruara
  • 1 kg patate
  • 70 gr thërrime buke të thekur
  • 40 gr djathë kaçkavall i grirë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelbi hudhër
  • Ujë
  • Kripë
  • Uthull molle
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Argjinaret  pastruara pritini një nga një në feta të holladeri 5mm, duke u munduar që të jenë sa më uniforme.

Ndërkohë vendosni të ziejë një tenxhere të mbushur me ujë dhe në të shtoni kripë dhe uthull molle.

Kur uji të fillojë të ziejë hidhni brenda fetët e argjinareve që sapo pretë dhe lërini të ziejnë për 3-4 minuta.

Pas kësaj kohe, kullojini dhe lërini në një enë veçmas.

Më pas merrni patatet të cilat duhet të jenë të qëruara dhe ndajini edhe ato në feta të holla deri në 5 mm.

Kriposini paksa dhe lërini veç për një moment.

Zgjidhni një enë të thellë, shtoni aty thërrimet e bukës, djathin kaçkavall të grirë, majdanozin e grirë hollë bashkë më hudhrën dhe përizejini të gjithë mirë.

Tani ju duhet një tavë me përmasa 20×30 cm të cilën duhet ta lyeni mirë me vaj ulliri dhe shtrojeni me masën e bukës së thekur dhe djathin kaçkavall që përgatituët më lart.

Ruani pak nga kjo përzierje për në vijim, por kujdesuni të mbuloni të gjithë sipërfaqen e tavës me të.

Sipër vendosni shtresën e parë të patateve në rresht me njëra tjetrën dhe sërish shtoni bukë të thekur dhe djathë kaçkavall.

Duke vazhduar, sipër tyre vendosni tanimë të gjithë fetët e argjinareve njejtë siç bëtë me patatet.

Hidhni sërish një dorë me thërrime buke dhe djathë kaçkavall, shtroni përsëri patate, bukë të thekur sipër dhe pak vaj ulliri.

Futeni tavën të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 200 gradë për 40-45 minuta.

Kur patatet të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë zbutur nga brenda mund ta nxirrni tavën tuaj.

Priteni në racione të vogla dhe shërbejeni të ngrohtë ose ruajeni të mbyllur dhe mund ta konsumoni të ftohtë./AgroWeb.org

SHARE