RUSIA KËRCËNON BALLKANIN: DO KETË DESTABLIZIM NË BOSNJE, NDËRHYNË NË LIGJIN E PRONAVE

Një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb, ambasada ruse në Sarajevë paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim”. Frika e një përshkallëzimi të tensioneve në Ballkanin e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, u shtua ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit. Christian Schmidt, i mbështetura nga perëndimi por nuk njihet nga Moska, e pezulloi ligjin e diskutueshëm, që shihet si përpjekje e autoriteteve të entitetit të Republikës Srpska për të transferuar pronën shtetërore në  territorin e saj. Që nga lufta e viteve 1992-1995, Bosnja përbëhet nga dy gjysma gjysmë të pavarura: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Srpska e Serbëve. Ata ndajnë institucionet qendrore, por secila ka qeverinë e vet. Sipas ligjit të diskutueshëm, i cili do të hynte në fuqi të enjten, entiteti serb i Bosnjës do të merrte në pronësi pronën e shtetit. Ambasada ruse në Sarajevë e cilësoi lëvizjen e Schmidt si “të paligjshme” dhe bëri thirrje për anulimin e tij nga bordi drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyr procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë. “E gjithë përgjegjësia për një destabilizim të mundshëm në Bosnje dhe Hercegovinë do të bjerë mbi përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë. Serbët e Bosnjës në dhjetor nisën një proces tërheqjeje nga ushtria e përbashkët e vendit, nga gjyqësori dhe sistemi i taksave, duke ngjallur frikën e shkëputjes e fillimit të ndonjë konflikti të ri.

SHARE