PIKA E PARË E SEANCËS DUHET TË JETË ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KUVENDIT

Në seancën e parë të Kuvendit, në përputhje me Rregulloren, pika e parë duhet të jetë fillimi i procedurës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, tha për Portalin RTMZ nënkryetarja e Parlamentit të Malit të Zi Branka Boshnjak, dhe shtoi se, me sa e sheh ajo, ajo iniciativë ende nuk është përmendur. Siç tha ajo, vetëm pas kësaj mund të ketë seancë apo pikë në rendin e ditës për zgjedhjen e Qeverisë së re. “Megjithatë, besoj se zgjedhja e qeverisë së re vërtet meriton një seancë të posaçme, dhe jo se do të jetë pika e dytë, apo nuk e di cila, në rendin e ditës të seancës së parë të ardhshme”, tha Boshnjak.

SHARE