INFLACIONI NË MARS POTHUAJSE 10%

Çmimet e konsumit në mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë mesatarisht 9.7 për qind më të larta, raporton Monstat. “Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në mars 2022 në krahasuar me shkurtin e 2022, ato janë mesatarisht 3.4% më të larta”, tha Monstat. Sipas Monstat, ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet: bukë dhe drithëra; karburant dhe lubrifikant për mjete motorike; qumësht, djathë dhe vezë; mish; lëndë djegëse të ngurta; veshje; vajra dhe yndyrna; transporti i udhëtarëve. “Çmimet e konsumit në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mesatarisht 7,4% më të larta”, tha Monstat.

SHARE