GREQIA KTHEHET NË NORMALITET / NGA 1 MAJI DERI NË GUSHT HIQEN KUFIZIMET

Bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e fundit të ekspertëve organet greke kanë komunikuar se vendi do të rikthehet thuajse në normalitet që nga 1 maji sa u përket masave kundër pandemisë. Nga data 1 maj deri më 31 gusht, nuk është e nevojshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 apo certifikatave të rikuperimit  për akses në të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme. Kjo do të thotë se edhe aty ku ka pasur detyrim për të pasur një test negativ, nuk do të kërkohet më. Masa do të rivlerësohet më 1 shtator.

SHARE