VON CRAMON: KINA MUND TË MARRË BREGDETIN E MALIT TË ZI NË KËMBIM TË BORXHIT

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon kritikoi sot vendimin e BE për të mos ndihmuar Malin e Zi të shlyejë borxhin e tij prej 1 miliard dollarësh ndaj Kinës. Von Kramen i bëri thirrje BE të “mendojë dy herë” për një vendim të mundshëm “strategjikisht të keq” dhe paralajmëroi se Kina mund “të marrë pjesën më të madhe të bregdetit malazez” në kurriz të borxheve. “Udhëheqësit e korruptuar si Milo Gjukanoviç kanë shfrytëzuar shtetin për vite me rradhë. Tani qeveria e re duhet të zgjidhë borxhet financiare. BE tashmë ka bërë një gabim në Greqi një herë dhe Kina ka marrë përsipër portin e Pireut. Tani mund të ndodhë me pjesën më të madhe të bregdetit malazez,” shkroi Von Cramon në Twitter. Dy ditë më parë, me rastin e kërkesës së Podgoricës për ndihmën e Brukselit në shlyerjen e huasë kineze prej një miliard dollarësh, Komisioni Evropian tha se nuk do të shlyente borxhet e Malit të Zi. U theksua se për shkak të lëvizjeve të tilla financiare nga Podgorica, ekziston rreziku i çekuilibrit makroekonomik dhe marrëdhënies së borxhit të Malit të Zi me Kinën.

SHARE