MILLATOVIQ: NUMRI I PERSONAVE AKTIV MUND TË JETË NË NIVELIN E VERËS 2020

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, beson se me një trend të mirë nga periudha e mëparshme, numri i rasteve aktive të virusit korona nga mesi i majit mund të jetë në nivelin e verës së kaluar. Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se 15% e popullsisë në Malin e Zi kanë qenë të infektuar me koronavirusin. “Është mjaft e sigurt që ka shumë më shumë qytetarë të paregjistruar që i kanë mbijetuar virusit corona, i cili kontribuon në imunitetin kolektiv,” tha Millatoviq.

SHARE