QEVERIA KA MIRATUAR VENDIME PËR PARALAJMËRIMIN E KUVENDEVE TË KOMUNAVE SHAVNIK, ANDRIJEVICË DHE BUDVË

Me propozim të Ministrisë së Administratës Publike, Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka miratuar vendime për paralajmërim të kuvendeve të komunave Shavnik, Budvë dhe Andrijevicë.

Me këto vendime kuvendeve komunale u është dhënë afat prej 10 ditësh për të përmbushur obligimet e përcaktuara me ligj.

“Vetëqeverisjet lokale kanë autonomi, por kjo nuk u jep atyre të drejtën të jenë të papërgjegjshme dhe të kufizojnë apo kërcënojnë të drejtën e qytetarëve për vetëqeverisje lokale duke mos kryer detyra në juridiksionin e tyre. Jemi duke ndërmarrë hapa vendimtar për të vendosur funksionalitetin e plotë të komunave, së pari përmes paralajmërimeve, për të shmangur shpërbërjen e kuvendeve. Administrata publike duhet të jetë garantuese e sundimit të ligjit dhe realizimit të të drejtave të qytetarëve”, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

SHARE