MILLATOVIQ-RUTTE: VLERËSOHET PROGRESI I ARRITUR NGA MALI I ZI NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EVROPIANE

Në takimin e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, është vlerësuar progresi i arritur nga Mali i Zi në procesin e integrimeve evropiane.

“Mbështetja e ofruar nga Holanda për Malin e Zi është e një rëndësie të madhe për vizionin tonë për Malin e Zi si anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028. Rikujtova se në rezultatet që Mali i Zi ka arritur në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve me qëllim për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin X.

Gjithashtu u diskutua për potencialin e madh për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe turizmit.

SHARE