ME 15 MARS NIS NDALIMI I PESHKIMIT NË LIQENIN E SHKODRËS

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndalimi i peshkimit në Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës fillon më 15 mars dhe do të zgjasë deri më 15 maj, njoftuan nga Parqet Kombëtare të Malit të Zi.

 “Kjo është një periudhë kyçe për riprodhimin e llojeve të peshqve qiprinidë dhe respektimi i ndalimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e specieve të peshkut dhe biodiversitetin e Liqenit të Shkodrës”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se kapja e peshkut me mjete të paligjshme është vepër penale.

SHARE