KRIZA E URISË NË GAZA, NGARKOHET NJË TJETËR ANIJE ME USHQIME NË BRIGJET E QIPROS

Ndërkohë që kriza e urisë bëhet gjithnjë e më evidente në Rripin e Gazës të izoluar prej shumë muajsh, një tjetër anije me ndihma ushqimore po ngarkohet në Qipro, për t’u dërguar pikërisht në enklavën palestineze.

Lajmi u publikua nga një organizatë bamirësie që po angazhohet në këtë mission, e cila tha se kjo është anija e dytë që po ngarkohet në Qipro, pasi një e parë është nisur tashmë dhe po I afrohet Gazës.

World Central Kitchen tha se po ngarkonte një anije në portin e Larnakës me 300 ton ndihma ushqimore, duke theksuar se deri në fund të ditës paletat duhet të kontrollohen dhe ngarkohen, por pa dhënë detaje mbi kohën e nisjes së anijes.

Qiproja po kontrollon ngarkesat e ndihmave në ishull në një proces ku përfshihen edhe autoritetet izraelite, për të eliminuar kontrollet e sigurisë në destinacionet e shkarkimit, thonë zyrtarët.

Agjencia që po punon për dërgimin e nidhmave në Gaza tha se nuk do të japë detaje mbi udhëtimin për arsye sigurie, teksa bëhet me dije se ka nisur të ndërtohet një bankinë, që do të shërbejë për ankorimin e anijeve në brigjet e Gazës.

SHARE