FORMOHET KOMISIONI KOMBËTAR PËR KONTROLLIN E PUSHIMEVE MJEKËSORE

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka marrë vendim për formimin e Komisionit Kombëtar për kontrollin e paaftësisë së përkohshme në punë me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç u njoftua në seancën e Qeverisë, detyra e Komisionit të sapoformuar të kryesuar nga zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale Srgjan Paviçeviq është që të identifikojë dhe analizojë problemet dhe shkaqet e keqpërdorimit të pushimit mjekësor, të përcaktojë prioritetet dhe masat dhe metodat efektive në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të politikave në këtë fushë, si dhe propozimin e masave për përmirësimin e kuadrit rregullator dhe institucional në fushën e kontrollit adekuat të aftësisë së kufizuar të përkohshme në punë.

SHARE