BILÇIK: AJO QË ËSHTË E RËNDËSISHME JANË REZULTATET

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për Stabilizim dhe Asociim (POSP), Vlladimir Bilçik, në seancën e sotme të POSP-së tha se shpreson që takimi i radhës i atij komisioni të mbahet në fund të vitit në Mal të Zi.

“Ne shpresojmë se do të ndodhë vërtet sepse ky është një moment i mrekullueshëm për të inkurajuar të gjitha llojet e bashkëpunimit në një kohë kur Mali i Zi po bën hapa të besueshëm dhe të sinqertë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe ne nga ana e BE-së jemi të gatshëm ta mbështesim këtë,“ ka thënë Bilçik.

Ai falënderoi të gjithë delegacionin e ardhur nga Mali i Zi dhe i uroi guxim, këmbëngulje dhe ambicie.

“Ajo që është e rëndësishme janë rezultatet. Nëse ka disa pengesa në rrugë, mos u dekurajoni. Shpresoj se konkludimi ynë i ardhshëm do të jetë se ju keni bërë një hap të madh dhe jeni në rrugën e duhur,” tha ai.

Ai tha se gjithmonë ka qenë mik i Malit të Zi dhe do të jetë i tillë. „Shpresoj se në të ardhmen do t’ju mirëpresim si një anëtar i ardhshëm i BE-së”, përfundoi Bilçik.

Me miratimin e Deklaratës së përbashkët me rekomandime, përfundoi takimi XXI i Komisionit Parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për Stabilizim dhe Asociim, i cili u kryesua nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Boris Pejoviq dhe deputeti i Parlamentit Evropian Vladimir Bilçik.

SHARE