COVID19 NË MAL TË ZI: 56 RASTE TË REJA, PA TË VDEKUR

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 56 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Gjatë kësaj periudhe nuk u raportua asnjë vdekje nga infeksioni Covid. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të dielën dhe dorëzuan rezultatet për 982 mostra. Siç është publikuar në Twitter, llogarinë e ISHP-së, është raportuar shërimi i 55 pacientëve dhe numri total i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 673.

SHARE