BORRELL: PUSHTIMI I UKRAINËS, MOMENT PËR RINGJALLJEN E ZGJERIMIT TË BE-së

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku duhet të fillojë bisedimet zyrtare për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke folur në një konferencë për media në Shkup, Borrell tha se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia është “një moment për ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së”. Borrell shtoi se blloku do t’i vazhdojë diskutimet me Bullgarinë, e cila ka kërcënuar se do t’i pengojë përpjekjet e Shkupit për integrimin evropian. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, prej dekadash, kanë mospajtime për çështje gjuhësore dhe historike. Mosmarrëveshjet e tyre kanë arritur kulmin në vitin 2020, kur Bullgaria – anëtare e BE-së – i ka vënë veto propozimit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sipas Sofjes, Maqedonia e Veriut ka dështuar të respektojë marrëveshjet që ka bërë me një traktat dypalësh të miqësisë, në vitin 2017.

SHARE