RRITJE E PAGAVE PËR 12 MIJË PUNONJËS

Përfaqësues të Qeverisë dhe Sindikatës së Administratës dhe Gjyqësorit nënshkruan sot Marrëveshjen Kolektive të Degës për fushën e administratës dhe drejtësisë, e cila do të rrisë pagat e punonjësve në organet e administratës, gjykatës dhe prokurorisë me rreth 25 për qind.

Marrëveshjen Kolektive të Degës e nënshkruan ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe kryetari i Sindikatës së Administratës dhe Gjyqësorit, Nenad Rakoçeviq.

Siç njofton Ministria e Financave, nënshkrimit të kontratës i kanë paraprirë një sërë takimesh gjatë të cilave janë shqyrtuar bashkërisht mundësitë e përmirësimit të pozitës së asaj pjese të sektorit publik, në kuadër të situatës aktuale socio-ekonomike, nivelit të inflacionit, si dhe fakti që punonjësit e administratës dhe gjyqësorit kishin paga të ulëta.

“Prandaj, rreth 12 mijë punonjës do të kenë rritjen e shumëpritur tashmë në pagën e shkurtit, nëpërmjet rritjes së pjesshme, ndërsa paga e muajit mars do të rritet plotësisht”, thuhet në njoftim.

SHARE