ME TELEFERIKUN K7 KOLLASHIN NË NJË HARTË PRESTIGJIOZE TË SKIVE

Ne kemi nevojë për objekte si teleferiku K7 dhe në to duhet të investojmë mjete me investitorë të besueshëm, tha kryeministri në mandatin teknik, Zdravko Krivokapiq, gjatë hapjes në Kollashin. Ai ka theksuar se vetëm në këtë mënyrë Qeveria mund t’i mbrojë interesat e qytetarëve të Malit të Zi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq tha se është i kënaqur që ka mundësinë të shënojë hapjen e teleferikut K7, i cili do të mundësojë shfrytëzimin e 45 km shtigje. Kjo Kollashinin do ta vendosë në hartën prestigjioze të skive, thotë ministri, duke thënë se kanë vendosur edhe përmbajtje të reja.

SHARE