SINDIKATA E MJEKËVE KËRKON QË SULMI NDAJ MJEKËVE TË PËRCAKTOHET SI VEPËR PENALE

Sindikata e mjekëve të mjekësisë së MZ, kërkoi nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë së MZ,  Zoran Pazhin, që në kodin penal të përcaktohet si vepër penale, sulmi ndaj mjekëve.

Në letrën e hapur të nënshkruar nga kryetarja e kësaj Sindikatë, Milena Popoviq-Samarxhiq, ndër të tjera, thekson se mjekët malazezë çdo vit, raportojnë rreth 30 raste të dhunës fizike ndaj tyre në vendin e punës.

Me qëllim të diskutimit lidhur me ndryshimet potenciale në ligj apo ndoshta edhe aktivitetet e tjera të Qeverisë dhe Sindikatës së mjekëve, lidhur me këtë çështje, ajo kërkoi takim me Pazhinin.

“Mjekët secilën ditë, punojnë në klimën e rritjes së mosbesimit, si dhe të hapjes së agresivitetit, ndaj punonjësve medicinal, që për rezultat kanë shkatërrimin e marrëdhënieve midis klientëve dhe atyre që i shërojnë ata dhe një rënie të pashmangshme në cilësinë e trajtimit mjekësor”, deklaroi, Popoviq-Samarxhiq, duke theksuar se shteti mbetet i heshtur lidhur me këtë anomali shoqërore.

SHARE