UKRAINA NUK MUND TË FITOJË PA NDIHMË / ZELENSKI NË NORVEGJI, APEL VENDEVE NORDIKE

Ukraina nuk e mund dot Rusinë pa ndihmë – tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë një vizite në Oslo, të mërkurën, ndërsa ndihmat e reja nga aleatët kryesorë të Kievit, SHBA dhe aleatët evropianë, mbeten të bllokuara.

“Ne nuk mund të fitojmë pa ndihmë, por nuk mundemi as të humbasim…sepse gjithcka që ne kemi është vendi ynë”, i tha ai gazetarëve pas bisedimeve me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.

Vizita e Zelenskit në Norvegji ishte surprizë.

Përveç kryeministrit norvegjez, Zelenski takoi edhe liderët e tjerë nordikë, për ti kërkuar atyre më shumë mbështetje për Kievin në luftën me Rusinë.

Zelenski iu drejtua Norvegjisë pas takimeve me presidentin amerikan Joe Biden dhe me ligjvënës amerikanë në Uashington.

Ai tha atje se prioriteti i parë i tij ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

“Sot ne biseduam dhe do të bisedojmë për gjëra specifike që mund të shpëtojnë mijëra e mijëra jetë njerëzish në Ukrainë, si edhe të rrisim presionin mbi agresorin”, tha Zelenski.

SHARE