NGA 15 NËNTORI BËHEN TË DETYRUESHME GOMAT E DIMRIT

Foto: Shutterstock

Nga 15 nëntori deri më 1 prill, në Mal të Zi do të jetë e detyrueshme përdorimi i gomave të dimrit për të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët ku ka borë, akull ose ngrica, si dhe në rrugët e përcaktuara me urdhëresë të veçantë.

Sipas Policisë së Malit të Zi, të gjitha automjetet e kategorive M dhe N duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej katër milimetrash.

Për shoferët që nuk i respektojnë këto rregulla parashihen gjoba nga 500 deri në 1.000 euro, ndërsa në raste të caktuara edhe burgim deri në 60 ditë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgatisin automjetet për kushtet e dimrit, duke paralajmëruar kontrolle të shtuara në trafik, me fokus të veçantë te autobusët dhe automjetet e transportit të mallrave.

Autoritetet kanë theksuar se kontrollet do të zhvillohen në të gjitha rrugët ku përdorimi i gomave të dimrit është i detyrueshëm.

SHARE