MINISTRIA E BRENDSHME DO TË FORMOJË SË SHPEJTI NJË EKIP PUNE PËR LUFTËN KUNDËR KONTRABANDËS ME EMIGRANTË

Ministria e Brendshme do të formojë së shpejti një ekip pune për luftën kundër kontrabandës së emigrantëve.

„Ky ekip do të bashkëpunojë aktivisht në grupe të përbashkëta hetimore me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian në përgjigje të sfidave bashkëkohore të sigurisë”, theksoi ministri i Brendshëm, Danillo Sharanoviq, i cili po merr pjesë në Konferencën e shtatë Ministrore të Budapestit.

Në prezantimin e tij, ministri theksoi se zbatimi i aktiviteteve reformuese në fushën e migracionit të përzier është një nga prioritetet e Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane.

Në periudhën paraprake, Mali i Zi në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitete lidhur me përmirësimin e kushteve në fushën e migracionit legal, shtypjen e migracionit ilegal, promovimin e vlerës së mbrojtjes ndërkombëtare, integrimin e plotë të personave që kanë mbrojtje ndërkombëtare.

“Në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, Mali i Zi ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tij për kryerjen e hetimeve të pavarura dhe luftën kundër kontrabandës së emigrantëve. Ministria e Punëve të Brendshme së shpejti do të formojë një ekip pune për luftën kundër kontrabandës së migrantëve, i cili do të bashkëpunojë në mënyrë aktive në kuadër të ekipeve të përbashkëta hetimore me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian në përgjigje të sfidave bashkëkohore të sigurisë”, theksoi Sharanoviq.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili është intensifikuar më tej vitet e fundit, me synim menaxhimin me sukses të proceseve të migracionit dhe krijimin e lidhjeve më të forta ndërmjet shërbimeve të sigurisë.

Po ashtu, u theksuan veçanërisht problemet e ripranimit dhe kthimit të migrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës.

Zgjidhja e këtyre çështjeve kërkon një bashkëpunim të fortë rajonal, i cili, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe BE-së, mundësoi hapa konkretë drejt vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me vendet e origjinës së migrantëve.

SHARE