Presidenti i Malit të Zi, Jakov Mlilatoviq, ka takuar presidentin e Republikës së Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, në margjinat e Samitit COP29 në Baku.
Millatoviq tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, por se duhet të intensifikohen dhe forcohen, duke theksuar se ky takim paraqet një hap të rëndësishëm dhe hap një faqe të re në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Uzbekistanit.
Ata bashkërisht vunë në dukje domosdoshmërinë e intensifikimit të dialogut politik dhe kontakteve në nivelin më të lartë, që do të ishte një shtysë shtesë për të forcuar marrëdhëniet e përgjithshme midis Malit të Zi dhe Uzbekistanit.
“Veçanërisht u theksua nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, përmes rritjes së vëllimit të tregtisë dhe shfrytëzimit më efikas të potencialit investues. Mali i Zi, si një destinacion i njohur tërheqës për investime të huaja, mund të ofrojë shumë mundësi për investime nga Uzbekistani. U fol edhe për mundësinë e krijimit të linjave ajrore direkte gjatë gjithë vitit, e cila do të nxiste më tej zhvillimin e turizmit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Presidentit të Shtetit.
Siç shtojnë ata, për periudhën e ardhshme propozohet formimi i një Konference Ndërqeveritare dhe një forum biznesi, i cili do të ishte një platformë për lidhjen dhe forcimin e bashkëpunimit.