SPAJIQ, MILLATOVIQ DHE DUKAJ URUAN DITËN E KOMUNËS SË CETINËS

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të komunës, Nikolla Gjurashkoviq, kryetares së Kuvendit të Komunës, Millena Vujoviq, këshilltarëve dhe qytetarëve me rastin e 13 Nëntorit – Ditës e komunës së Cetinës.

“Më lejoni, në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emrin tim, t’ju uroj sinqerisht për Ditën e Çlirimit të qytetit, i cili është parë gjithmonë nga i gjithë Mali i Zi dhe rajoni, si shembulli më i mrekullueshëm për liri dhe inkurajim në rrugën e përkushtimit të pakompromis ndaj vlerave universale”, theksohet në urimin e kryeministrit Spajiq.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, mori pjesë në ceremoninë me rastin e Ditës së komunës së Cetinës.

„Me kohëzgjatjen dhe trashëgiminë e saj historike, Cetina, si pak qytete të tjera në botë, dëshmon sesi guximi sjell lirinë dhe liria artin dhe kulturën. Me mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë t’ju drejtohem, i uroj të gjithë qytetarët e Cetinës për Ditën e komunës! Rrnoftë Cetina. Rrnoftë Mali i Zi”, tha Millatoviq.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar kryetarin e komunës, Nikolla Gjurashkoviq dhe kryetaren e Kuvendit, Millena Vujoviq, 13 Nëntorin, Ditën e komunës së Cetinës.

„Cetina ka qenë seli kulturore dhe arsimore e Malit të Zi për shekuj me radhë, dhe thelbi i ekzistencës së popullit malazez, prandaj trashëgimia e tij është një thesar i paçmuar letrar, muzeor, arkivor dhe historik”, tha Dukaj.

Cetina, shton Dukaj, ka një vend të veçantë në historinë jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të gjithë Ballkanit.

SHARE