NË MAL TË ZI KA MBËRRITUR VAKSINA KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Sot në magazinë Montefarm është dorëzuar vaksina e gripit sezonal. Nga e hëna në të premte do të përfundojë shpërndarja në të gjitha institucionet shëndetësore publike ku kryhet imunizimi, njofton Montefarm.

“Pas procedurës së zakonshme të kontrollit të dorëzimit dhe planit për shpërndarjen e numrit të dozave të ISHP, shpërndarja në të gjitha institucionet shëndetësore publike ku kryhet imunizimi do të përfundojë në periudhën 16.10 – 20.10”, thuhet në njoftim.

“Pra, pas përfundimit të shpërndarjes në të gjitha komunat e Malit të Zi, qytetarët mund të pyesin nga data 23 tetor 2023 te mjekët e tyre të zgjedhur se ku dhe kur mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal”, theksuan nga Montefarm.

SHARE