COVID, DEL VAKSINA UNIVERSIALE: SHBA DRITË JESHILE

Shtetet e Bashkuara i kanë dhanë dritën jeshile vaksinës së shumëpërfolur universale të Covid-19.

Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni. Edhe pse ashpërsia e pandemisë ka rënë, në SHBA vazhdojnë të shënohen prej saj çdo javë me mijëra raste shtrimesh në spitale dhe qindra vdekje.

Fundi i verës ka sjellë një rritje të infektimeve, sipas autoriteteve vendase. Ekspertët druhen se imuniteti nga vaksinimet dhe infektimet e mëparshme mund të jetë duke u zbehur tek shumë persona, dhe mendojnë se një vaksinë e re do të shpëtonte shumë jetë. Sipas një anketimi të cituar nga CDC-ja muajin e kaluar, rreth 42% të të pyeturve thanë se do ta bënin një vaksinë të re.

Megjithatë, vetëm 20% e personave në moshë madhore morën një dozë të përditësuar të vaksinës, kur ajo u ofrua vitin që shkoi. Doktorët shpresojnë që të vaksinohen mjaftueshëm njerëz për të ndihmuar në shmangien e një epidemie të trefishtë, siç ndodhi vitin e kaluar, kur u mbingarkuan spitalet me një sezon të hershëm gripi, me një valë të sindromës të rrugëve të frymëmarrjes, dhe një tjetër valë dimërore të koronavirusit. Vaksinat e miratuara janë të kompanive Pfizer dhe Moderna.

SHARE