Milan Skriniar është futur në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Qendërmbrojtësi sllovak ka pasur një verë shumë aktive, ku ka biseduar me skuadrat si Chelsea, Manchester United e Paris Saint Germain që synon transferimin e tij.
Megjithatë afati kalimtar veror u mbyll dhe Skriniar nuk u largua nga Interi, për meritë të drejtuesve zikaltër që refuzuan të gjitha ofertat për të.
Por qendërmbrojtësi sllovak është futur në vitin e fundit të kontratë dhe ende nuk ka pranuar rinovimin, me gjigantët evropianë që po e monitorojnë situatën e tij.
Drejtuesit zikaltër kanë bërë një përpjekje të re për ta blinduar sllovakun, duke i ofruar kontratë të re pesë vjeçare me pagë më shumë se dyfishin se sa fiton aktualisht.
27-vjeçari aktualisht fiton tre milionë euro në sezon, derisa në rast se pranon ofertën për vazhdimin e kontratë, Skriniar do të bëhej më i paguari në klub me pagë prej shtatë milionë eurove në stinor.
Inter tani ka bërë ofertën e duhur, por mbetet të shihet nëse Skriniar do të pranojë atë apo do të pres ofertat nga klubet tjera evropiane me PSG e Chelsea që janë gati t’i ofrojnë pagë edhe më të lartë. /Telegrafi/