SOT U BË NËNSHKRIMI I KONTRATËS PËR BLERJEN E AUTOMJETEVE SHKOLLORE

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit nënshkroi Marrëveshjen për pagesën me prokurim publik për blerjen e 21 automjeteve me kapacitet 12 + 1 ulëse për nevojat e transportit të nxënësve në Mal të Zi.

Ky prokurim është realizuar me qira financiare për një periudhë 5 vjeçare, ndërsa vlera totale e tij është 1,116,000 euro.

Kontratën me kompaninë SHPK Osmanagiq e ka nënshkruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, dhe me atë rast është shprehur e kënaqur që një nga problemet e mëdha do të zgjidhet pothuajse tërësisht kur të vijë puna jo vetëm për transportin, por edhe për sigurinë e nxënësve, veçanërisht në veri dhe në zonat rurale të Malit të Zi.

Kompania Osmanagiq ka shprehur gatishmërinë për të përdorur automjete shtesë për t’u dorëzuar në shkolla për përdorim sa më shpejt të jetë e mundur.

SHARE