Të martën, ylli rus Irina Shayk falënderoi publikisht Beyonce për përfshirjen e saj në fushatën e gjashtë të Ivy Park x Adidas të quajtur ‘Ivytopia’ – e cila do të publikohet më 21 korrik në adidas.com dhe 22 korrik në dyqane të zgjedhura.
Modelja 36-vjeçare – e cila mburret me 18.8 milion ndjekës në Instagram – shkroi: “Faleminderit B që më bëtë pjesë e saj!”.
Irina shfaqi figurën e saj fenomenale prej 177 centimetrash me një trupore në ngjyrë të kaltër, të prerë lart, poshtë një xhakete lulesh me kapuç.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/60198291-11007909-image-a-43_1657670024123.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/60198291-11007909-image-a-43_1657670024123.jpg)
Koleksioni ‘përfshirës dhe neutral ndaj gjinisë’, Ivytopia, vjen në përmasa që përfshijnë XXXS-XXXXL dhe çmimi varion midis 30 dhe 200 euro.Lexo po ashtu:Modelja ruse, Irina Shayk shpreh mbështetjen për Ukrainën: Jo luftës
Koleksioni i frymëzuar nga COVID-19 u ngacmua për herë të parë muajin e kaluar në paraqitjen e divës në Vogue britanike. /Telegrafi/