GJUROVIQ: NË TAKIM ME KRERËT E PARTIVE NË MAL TË ZI U HAP MUNDËSIA E DIALOGUT

Takimi me liderët e partive parlamentare në Mal të Zi hapi praktikisht një dialog në vendin tonë dhe ka filluar tejkalimi i problemeve që dukshëm janë pengesë për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt Bashkimit Evropian (BE), tha Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Danijela Gjuroviq në një prononcim për Portalin RTMZ. Ajo thekson se liderët dhe përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare shprehën vullnetin dhe përkushtimin e tyre për vazhdimin e dialogut politik me qëllim, siç thotë ajo, “zhbllokimin e institucioneve të drejtësisë dhe të gjitha në drejtim të përmirësimit të shtetit ligjor dhe përmbushjes së kriteret e përkohshme nga kapitujt 23 dhe 24”. Gjithashtu, siç thekson Gjuroviq, u ra dakord që Kuvendi i Malit të Zi të intensifikojë punën në një kohë sa më të shkurtër për të përmbushur detyrimet e tij ligjore dhe kushtetuese, si dhe të vazhdojë dialogun politik në formatin e përmendur në periudhën në vijim, si dhe përmes Kolegjiumit të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi.

SHARE