Si rrallëherë, Neymar publikon fotografi me të dashurën

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, e ka shpërndarë një fotografi të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, në Instagram.

Duke qenë dita e të dashuruarve në vendin e tij, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka bërë edhe një dedikim për këtë ditë.

“Gëzuar ditën e të dashuruarve”, është përshkrimi që ka zgjedhur futbollisti për fotografinë e përbashkët me të dashurën, me të cilën është në lidhje për më shumë se një vit.

Në anën tjetër, partnerja e tij ka shpërndarë po ashtu fotografi të përbashkëta me Neymarin.Lexo po ashtu:Neymar bën publike lidhjen me blogeren Bruna Biancardi

“Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne”, është përshkrimi që ka zgjedhur Bruna.

Ndryshe, çifti ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pushime, ku janë të shoqëruar nga motra e Neymar, Rafaella dhe miq të tjerë. /Telegrafi/

SHARE