Restoranti ku shërbejnë robotët mace – mund të kryejnë deri në 400 porosi në ditë

Një restorant në Britani të Madhe në mungesë të personelit ka kërkuar ndihmën e robotëve.

Roboti në pamje të maces ka kryer ndërrimin e parë në restorantin në Britani të Madhe, me qëllim që të mund të zgjedh problemin – atë të mungesës së personelit, transmeton Telegrafi.

BelaBot, është robot që bën shpërndarjen e porosive dhe është produkt i një kompanie kineze “Pudu”, që e rekrutoi në restorantit Bela Italia.

Robot mund të lëvizë nëpër tavolina dhe kuzhinë, e njerëzit apo klientët duhet thjesht të marrin apo vendosin mbi të pjatat që i kanë porositur me ushqim.

Kompania Big Table që është pronare e zinxhirit të restoranteve në Britani, ka njoftuar se ka filluar testimin dhe të avancoj shërbimin nëpër restorante.

BelaBot ka katër rafte, mund të shërbej në katër tavolina, madje të bisedojë me klientët. E pasi që ka formën e një mace, roboti “mjaullin” për t’i ftuar klientët që të marrin porcionet e tyre.

Çdo BelaBot mund të kryej deri në 400 porosi në ditë. Është në gjendje të kalojë përmes pengesave dhe kolegëve tjerë robotë.

Çmimi i një roboti të tillë sillet rreth 20 mijë dollarë, që i bie më pak shpenzime sesa një pagë mesatare në vit e një kamarieri për 40 ore punë në javë. /Telegrafi/

SHARE