MANS: URGJENTISHT TË FORMOHET GRUPI PUNUES PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT

Është e domosdoshme të krijohet një grup punues për të ndryshuar sa më shpejt Ligjin për Qasje të Lirë në Informata, sepse ajo mundëson shpërndarjen e informatave kyçe nga publiku, i cili drejtpërsëdrejti inkurajon korrupsionin, mendojnë në Rrjetin për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS).

Në këtë organizatë joqeveritare vleresojnë se ndryshimet në ligj të miratuara nga Kuvendi, me propozimin e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, bënë të mundur fshehjen e informacioneve kyçe nga sytë e publikut.

“Prandaj lidhur me këtë, MANS fton Ministrinë e Administratës Publike që të formojë një grup pune për të ndryshuar Ligjin për Qasje të Lirë në Informata sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që zgjidhja e re ligjore të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Malit të Zi”, thuhet në kumtesë të kësaj organizatë.

Kjo, siç  konsiderojnë, do të mundësonte ushtrimin e të drejtës fundamentale të informacioneve dhe krijimin e një mekanizmi adekuat ligjor që do të zvogëlonte dukshëm hapësirën për korrupsion.

Një nga shembujt më të dukshëm lidhet me Këshillin e privatizimit të projekteve kapitale, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, i mundëson që të fshehin nga publikut të dhënat mbi privatizimin e 13 kompanive më të mëdha në Mal të Zi, e cila hap një hapësirë ​​të madhe për korrupsion.

Fjala është për: Institutin Simo Millosheviq, Montecarg, Montenegro Airlines, Hotel Group , Rivierën e  Budvës, Hotelve dhe Turizmit, Rivierën e Ulqinit, Institutin e Metalurgjisë së Zezë, Poliex, Postën e Malit të Zi, Kombinatit  e rij të duhanit, Industrinë Montenegro defence dhe Hotelin Park në Bijella, pastaj, Komunën e Herceg Novit, lokaliteti Gornji Ibar, si dhe për aktivitetet për përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme ndërmjet Qeverisë së MZ dhe A2A lidhur me kontratën për rikapitalizim dhe privatizimin e pjesshëm të Korporates Energjetike të MZ.

SHARE