Të jesh pjesë e industrisë së modës po bëhet çdo ditë e më e vështirë duke marrë parasysh konkurrencën dhe ndihmën që rrjetet sociale po japin në njohjen e personave potencial për të qenë pjesë e botës së modës.
Normalisht, të jesh pjesë e kësaj industrie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një shqiptar është një sfidë edhe më e madhe, por kjo nuk e pengoi Mirlindin me prejardhje nga Kosova që të siguroj një vend në këtë fushë.
I lindur dhe i rritur në Rahovec, Morina pasi shkoi për studime në ShBA vendosi që të vazhdoj atje jetën dhe karrierën e tij.
Përveç që mori pjesë në Javën e Modës në New York më parë, ai së fundmi ka arritur të jetë pranë yjeve më të famshme botërore duke u zgjedhur si përcjellës i tyre në “Met Gala”.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Met Gala
Në një intervistë për Telegrafin, Mirlindi tregon më shumë për veten, eksperiencën në fushën e modelingut e “Met Gala” si dhe për planet e tij të ardhshme si aktor.https://www.instagram.com/p/CdJ8PhKOZaV/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fnjihuni-mirlind-morinen-modelin-shqiptar-qe-asistoi-yjet-boterore-ne-met-gala-2022%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1702.7999999999884%2C%22ls%22%3A176.5%2C%22le%22%3A1397.2000000000116%7D
“Përshëndetje për lexuesit e Telegrafit, unë quhem Mirlind Morina jam 30 vjeçar. Vij nga qyteti i Rahovecit në Kosovë, u zhvendosa në SHBA me një program shkollor dhe pasi më pëlqeu stili i jetesës vendosa të transferohem këtu. Fillimisht punova punë të thjeshta dhe më pas në moshën 23 vjeçare u zbulova nga një agjent i një prej agjencive të mira në New York e cila quhej ‘Click Models’ dhe nënshkrova një kontratë pesë vjeçare. Që atëherë kam punuar si model me pushime ndërmjet dhe jam student me kohë të plotë”.
Edhe pse i ri në një shtet të huaj, Morina tregon se pamja e ndihmoi të qasej në këtë industri, por shton se fati luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm.
“Nuk është e vështirë nëse keni ‘atë dukje’ që ata po përpiqen të përfaqësojnë, por ka agjenci të tjera për çdo lloj modeli në lloj-llojshmërinë e sotme, kështu që unë do të thosha se varet edhe nga fati”.
Pa dyshim që eksperienca e tij më e bukur mbetet pjesëmarrja në pasarelat e Javës së Modës në New York mes yjeve më të mëdha të modës.
“Eksperienca më e paharruara për mua është ndoshta java ime e parë e modës në New York, të cilën e kam ecur për një marke të Koresë së Jugut. Pasi saj ishte ekspozita për Armani, revista të ndryshme, marka e kështu me radhë”.
Përveç eksperiencave të bukura e të magjishme, Mirlindi pati një kohë të vështirë ne jetën e tij kur u përball me paralizën e fytyrës dhe u desh të shkëputej për disa kohë nga angazhimet e tij.
“Është e vërtetë që paraliza e Bell-it ndërhyri në karrierën time për disa vjet, pasi më duhej të largoja çdo kontratë që kisha për shkak të saj. Por, pas një operacioni që bëra në Los Angels, po ndihem shumë më mirë. Faleminderit që më pyetët!”.
Së fundmi u mbajt ngjarja madhështore “Met Gala 2022” dhe modeli nga Kosova ishte pjesëmarrës i kësaj mbrëmjeje si asistent, e si arriti deri te kjo tregon vet ai për Telegrafin.
“Një agjenci me të cilën po punoj tani më mori në telefon dhe më pyeti nëse do të doja të paraqitesha në ‘Met Gala’ si përcjellës i të famshmëve në tapetin e kuq dhe unë pa hezitim i thashë ‘po’, sigurish! Pas disa ditësh ata ma konfirmuan pjesëmarrjen time. Sigurisht që isha shumë i lumtur për këtë”.
Ai u pa në shumë fotografi të mbrëmjes pranë figurave më me ndikim në modë si Gigi Hadid, Kendall Jenner, Kylie Jenner e Lizzo – të cilave i ndihmoi gjatë paraqitjes së tyre.
Tutje, Mirlindi tregon se si janë nga afër yjet gjersa vazhdoi: “Gigi është thjesht mahnitëse dhe Lizzo është shumë qesharake – të dyja janë të adhurueshme, gjithashtu pata shansin të përcillja edhe motrat Kendall dhe Kylie Jenner”.https://www.instagram.com/p/CdFYmwFOiiC/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fnjihuni-mirlind-morinen-modelin-shqiptar-qe-asistoi-yjet-boterore-ne-met-gala-2022%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A1719.7999999999884%2C%22ls%22%3A176.5%2C%22le%22%3A1397.2000000000116%7D
Marrë parasysh se në rrjete sociale tregohet ana më e mirë e çdo ngjarje apo eksperience, natyrshëm ngrihen pikëpyetje edhe për madhështinë e “Met Gala” në realitet.
Mirëpo, Morina pohon se çdo gjë është po aq e magjishme sa duket nga larg.
“‘Met Gala’ është me të vërtetë aq magjike sa duket në TV. Ndjehesha si në një dasmë mbretërore që po ndodh sepse gjithkush shfaqet më i bukur se tjetri. Isha shumë i emocionuar që isha në atë tapet të kuq dhe më dukej si një ëndërr që do të zgjohesha dhe do të isha në shtratin tim, haha. Më vjen mirë që është e vërtetë”.https://www.instagram.com/p/CdFTj88uVdx/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fnjihuni-mirlind-morinen-modelin-shqiptar-qe-asistoi-yjet-boterore-ne-met-gala-2022%2F#%7B%22ci%22%3A2%2C%22os%22%3A1740.5%2C%22ls%22%3A176.5%2C%22le%22%3A1397.2000000000116%7D
Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, 30 vjeçari thekson se gjatë këtij viti mendon të fokusohet më shumë në karrierën e tij si aktor.
“Po planifikoj të jem më i përqendruar në aktrim dhe audicione më shumë tani që bota është hapur sërish pas COVID-19, shpresoj se gjërat do të përmirësohen për të gjithë”.
Në fund, modeli shqiptar jep një mesazh për lexuesit e Telegrafit.
“Nëse keni ëndrra dhe pasione ndiqni ato dhe synoni yjet, por mos harroni të jeni të sinqertë me veten dhe të jeni ju, sepse të gjithë të tjerët janë konsumuar tashmë”. /Telegrafi/