G7 DO TË SHMANGË BLLOKADËN RUSE TË DRITHËRAVE NË UKRAINË

Miliona ton drithëra nuk mund të eksportohen, lufta në Ukrainë ka pasoja masive ndaj sigurisë për ushqime në mbarë botën. Vendet e industrializuara të grupit G7 duan të lirojnë portet e bllokuara nga Rusia në Ukrainë.25 milion ton drithëra ndodhen ndërkohë të bllokuara në portet ukrainase, kryesisht në Odesa, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock në hapje të konsultimeve (12.05) triditore të ministrave të Jashtëm të G7 në Weissenhaus buzë Detit Baltik. Këto drithëra nevojiten urgjentisht, kryesisht në vendet e varfëra në afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Tani shtatë demokracitë më të pasura në botë nuk duhet t’i lenë në baltë këto vende. Qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është që me luftën e tij sulmuese të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. “Ne si G7 do t’i kundërvihemi kësaj”, tha Baerbock. Ne po konsultohemi bashkarisht, se si të zhbllokojmë bllokadën e drithërave të krijuar prej Rusisë dhe të mund të dërgojmë në botë drithërat ukrainase, tha Baerbock.

SHARE