BE NDAN 500 MILIONË EURO SHTESË SI NDIHMË USHTARAKE PËR UKRAINËN

BRUSSELS, BELGIUM - MARCH31 : EU Commissioner for Foreign Affairs and Security Policy - Vice President Josep Borrell is talking to media in the Berlaymont, the EU Commission headquarter on March 31, 2020 in Brussels, Belgium. Today, the EU has launched the Common Security and Defence Policy operation EUNAVFOR MED IRINI. Named after the Greek Goddess of Peace, Operation IRINI is the result of the commitment that EU leaders took at the Berlin Conference to ensure urgent and concrete actions to contribute to peace and stability in Libya. (Photo by Thierry Monasse/Getty Images)

Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell njoftoi të premten se blloku do të akordojë një ndihmë shtesë në armë për ukrainën në vlerën 500 milionë euro. Në nisje të takimit të ministrave të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), Borrell tha se ndihma ushtarake, do të përfshijë tanke dhe artileri. “ Kjo është një shtysë e re për mbështetjen ushtarake. Do të ketë më shumë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike dhe vazhdim të izolimit ndërkombëtar dhe luftim të keqinformimit”. Edhe sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se është me rëndësi të vazhdojnë të sigurojnë më shumë dërgesa armësh në Ukrainë. “Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke furnizuar me më shumë armë Ukrainën, duke rritur sanksionet. Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ministrat e jashtëm të G7 do të takohen për tre ditë në resortin Ëangels në Gjermani, i cili aktualisht mban presidencën e grupit, duke thënë se janë të bashkuar për të vazhduar në afat të gjatë të mbështesin luftën e Ukrainës për sovranitetin e saj deri në fitore.

SHARE