LËVIZJE E LIRË NË ZONAT NDËRKUFITARE KOSOVË-SHQIPËRI

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë për zonat ndërkufitare me Shqipërinë.

Sipas tij, ministritë e Brendshme të të dy vendeve kanë nënshkruar Protokollin duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta.

Sipas tij, janë mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor që kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

SHARE