MALI I ZI DËNON KRIMET NË BUÇË

Mali i Zi i është bashkuar Bashkimit Evropian në “dënimin e krimeve ruse të kryera në Buça dhe qytete të tjera të Ukrainës”. “Bashkimi Evropian dënon fuqishëm krimet e raportuara të kryera nga forcat e armatosura ruse në shumë qytete të okupuara të Ukrainës, të cilat tani janë të çliruara. Imazhet e tmerrshme të një numri të madh të vdekjeve dhe viktimave civile, si dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile tregojnë fytyrën e vërtetë të Rusisë. Luftë brutale kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, thuhet në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së për krimet ruse të kryera në Buça dhe qytete të tjera të Ukrainës.

SHARE